Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit në Tiranë fëmija 9 vjeçe, dërgohet me urgjencë në spital

369
Sigal

Një fëmijë i mitur është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Migjeni” në Tiranë.

Policia  e Tiranës thotë se vajza e mitur 9-vjecare është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.