“Biberoni” i korrupsionit të AKU, me mos-kontrollin e produkteve të qumështit për fëmijët

854
Përveçse për të rriturit, tregu shqiptar i produkteve dhe nënprodukteve që prodhohen në vend e që importohen është i tejmbushur edhe me produkte e nënprodukte ushqimore për bebe e fëmijë, të cilat kanë si bazë qumështin. Ata që kanë fëmijë, sidomos prindërit në moshë të re, për shkak të “merakut” të vlerës ushqimore, garancisë së higjienës dhe sigurisë së ushqyerjes së bebeve e fëmijëve të tyre, interesohen që përveç ushqimit natyral, të kenë preferencë për qumësht e produkte teknologjike të qumështit, me ambalazhim e konservim. Tregu i qumështit, produkteve e nënprodukteve të qumështit për bebe e fëmijë është zgjeruar me produkte importi, por edhe me prodhime vendi. Çfarë ndodh realisht me këto produkte? Ka një ligj në fuqi në Shqipëri, me Nr. 8528, datë 23.9.1999, me objekt “Për nxitjen dhe Mbrojtjen e të Ushqyerit me Gji”, të ndryshuar me Ligjin Nr. 53/2016, futur në fuqi në datën 19. 05, 2016 (1 muaj më parë) me Dekretin Nr. 9634, datë 13. 06. 2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, po me objekt “Për nxitjen dhe Mbrojtjen e të Ushqyerit me Gji”. A është zbatuar ligji i mëparshëm i kontrollit prej AKU dhe a ka nisur të zbatohet ky ligj i ndryshuar prej këtij institucioni e prej institucioneve të tjerë? A janë të sigurt qumështi dhe nënproduktet ushqimore për bebe e fëmijë me bazë qumështin, që prodhohen, importohen e tregtohen në Shqipëri? A kontrollohen këto sipas ligji nga “bidonët” ku mblidhet qumështi e deri tek tregu ku shiten?

 A kontrollohet detyrimi, për të zbatuar ligjin? A ka programim dhe strategji specifike sipas ligjit, për të garantuar sigurinë dhe për të evituar riskun e rrezikut në këtë grumbullim, prodhim e treg delikat që ka lidhje me ushqyerjen e bebeve e fëmijëve deri në 36 muajt e parë të jetës? A kanë teknologji stabilimentet, fabrikat dhe linjat shqiptare të industrisë së përpunimit të qumështit në Shqipëri? A tregtohen këto produkte në gjuhën shqipe dhe me gjithë sqarimet e përcaktuara në ligjin për etiketat, qoftë edhe kur vijnë nga importi? Ka apo jo në Shqipëri dhe a duhet të ketë stabilimente të specializuara, për të prodhuar këto produkte? A lejon ligji, që fabrikat të cilat prodhojnë produkte qumështi për moshat mbi 3 vjeç e deri në 100 vjeç, të prodhojnë po më atë qumësht e po në atë “kazan” edhe produkte për bebet e fëmijët deri në 3 vjeç? A përdorin fabrikat shqiptare përbërës, aromatizues dhe substanca të tjera në produktet e qumështit për fëmijë? Po produktet e importit, a kalojnë në “skaner” kontrolli nga AKU dhe inspektorati shëndetësor? Sa qëndrojnë produktet e qumështit për fëmijë në magazina e tregje?

 A kontrollohen realisht produktet që vijnë nga importi dhe a ka bashkëveprim me institucionet kontrolluese të vendeve nga importohen?Ku përfundojnë produktet mbetje, që dalin nga tregu prej kadencës kohore e dëmtimeve gjatë transportit dhe a ka “letra” që provojnë asgjësimin e tyre fizik me komision 5 palësh, sipas ligjit? A janë real akt-kontrollet që ka bërë deri tani AKU në PIK e në tregjet që kanë produkte ushqimore qumështi për fëmijë? A e ka bërë të ditur AKU për prodhuesit e tregtuesit ligjin e ndryshuar për këto produkte? Sipas investigimit të bërë prej Gazetës “Telegraf” në tregje, referuar burimeve dhe provave të mbledhura nga aktiviteti prodhues e importues, rezulton se ky treg e prodhim produktesh ushqimore me bazë qumështin për fëmijë është jashtë kontrollit dhe tërësisht i futur në kthetrat e abuzimeve prej importuesve e prodhuesve, për shkak të “biberonit” të korrupsionit që “thithin” inspektorët dhe drejtuesit e sektorëve të AKU, veçanërisht “akrobatët” e kupolës së Menaxhimit të Riskut, për të cilët do të publikojmë një investigim me fakte abuzimesh e shpërdorimi detyre “blozë”, deri edhe me “presione kontrolli” ndaj prodhuesve vendas, ndaj tregtarëve e importueseve distributorë! Këtu nuk e kemi fjalën për mungesën totale të kontrollit të qumështit, gjalpit, kosit e produkteve të tjerë të qumështit që shiten në rrugë me bidonë plastikë që mblidhen kazanëve të plehrave prej shitësve që zbresin nga fshatrat dhe periferitë! Nuk e kemi fjalën as për ata që prodhojnë e ambalazhojnë në bodrume, bunkerë, stalla bagëtish e deri në shpella e që lihen të lirë të veprojnë.

 Fjalën e kemi për atë monitorim e kontroll që detyron Ligji Nr. 8528, datë 23.9.1999, me objekt “Për nxitjen dhe Mbrojtjen e të Ushqyerit me Gji”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 53/2016, dekretuar në datën 19. 05, 2016, i cili që në Nenin nr. 1, përcakton: “Ky ligji ka për qëllim… të rregullojë prodhimin dhe tregtimin e zëvendësuesve të qumështit të gjirit, për të ushqyerit e shëndetshëm të fëmijëve nga 1 ditë, deri në 3 vjeç”. dhe po sipas ligjit, pika “ç” e tij përcakton këtë detyrim: “Produkt i përcaktuar për shitje” kuptohet ky: Formule për foshnjat, e cila nënkupton qumështin ose një produkt të ngjashëm me qumështin, me origjine shtazore ose bimore, i përgatitur industrialisht, që tregtohet për ushqimin e foshnjave dhe të fëmijëve të vegjël…”. A e zbaton AKU, Nenin 7 të këtij ligji, i cili përcakton këtë detyrim: “Një prodhues, shpërndarës ose shitës, nuk duhet të ofrojë për shitje ose të shesë formula pasuese, nëse ambalazhi ose etiketa nuk përmban formulimin: “Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve-KUJDES!” 
vijon
SHËNIM i “Telegraf”
Prej disa ditësh, Gazeta “Telegraf”, në vijim të denoncimit të abuzimeve me ushqimet në treg e prodhim, duke ruajtur kofidencialitetin, mirëpret dhe publikon pa censurë çdo informacion që vjen prej qytetarëve, specialistëve, punonjësve e ish-punonjësve të tregut, të linjave të prodhimeve ushqimore, të pikave të kontrollit kufitar, të doganave, të laboratorëve që merren me analizat ushqimore, të zyrave që kanë lidhje me sigurinë dhe riskun e rrezikut ushqimor, prej punonjësve të kateringeve që furnizojnë burgjet, konviktet, çerdhet, kopshtet etje., për të krijuar një front të përbashkët sensibilizimi e lufte kundër krimit ushqimor, për të mos lejuar tregje, prodhues e institucione kontrolli që me korrupsionin e tyre, na vrasin gradualisht jetën tonë në familje, në restorante, në “Fast-Fod” e madje edhe në dasma, piknikë e evente ku konsumohen produkte ushqimore….
———————————————————–
Statistikë sociale nga papunësia e shqiptarëve
Ja tabela e papunësisë reale në 50 qendra banimi (Sipas pushtetit lokal) 
1. Tiranë: 98790 
2. Kamzë: 17 mijë 
3. Vorë: 8770 
4. Durrës: 38900 
5. Shijak: 9170 
6. Sukth: 4450 
7. Lushnjë: 23500 
8. Shkodër: 34150 
9. M.Madhe: 3360 
10. Pukë: 2800 
11. Delvinë: 2140 
12. Kukës: 8400 
13. Has: 1100 
14. Memaliaj: 3700 
15. Krujë: 9660 
16. Fushë-Krujë: 7950 
17. Lezhë: 13000 
18. Gjirokastër: 22500 
19. Maliq: 2750 
20. Mirditë: 6900 
21. Laç: 6730 
22. Selenicë: 1110 
23. Dibër: 19300 
24. Bulqizë: 5600 
25. Burrel: 5200 
26. Klos: 1960 
27. Elbasan: 32500 
28. Peqin: 3360 
29. Cërrik: 2100 
30. Gramsh: 2940 
31. Librazhd: 2280 
32. Përrenjas: 1120 
33. Pogradec: 5180 
34. Korçë: 34900 
35. Maliq: 3780 
36. Bilisht: 3200 
37. Ersekë: 4450 
38. Leskovik: 1130 
39. Fier: 31200 
40. Patos: 11500 
41. Roskovec: 1370 
42. Ballsh: 11200 
43. Berat: 21.900 
44. Kuçovë: 8780 
45. U.Vajgurore: 2240 
46. Çorovodë: 1330 
47. Poliçan: 1460 
48. Vlorë: 37900 
49. Tepelenë: 2310 
50. Sarandë: 17490
—————————————-
Sigal