Betimi para Hipokratit, apo para xhelatit?!

684
Sigal

Nga Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës Telegraf

Disa ditë më parë studentët e Universitetit të Mjeksisë organizuan në një ceremoni madhështore në Pallatin e Kongreseve për një ditë të veccantë për ta por edhe të shenjtë për karierën e tyre personale dhe humanitare, sikurse është diplomimi në profesionin e mjekut. Dhe në mjeksi ka një postulat që ndryshe nga betimi i profesioneve të tjera, qoftë ky edhe me postë, mjekët bëjnë Betimin e Hipokratit për tu shërbyer me devotshmëri, përkushtim dhe humanizëm qënieve njerëzore. Madje çështjen e betimit e kishte përmendur edhe  titullari i arsimit mjeksor shqiptar në një status të  tij në lidhje me çështjen e koronavirusit që po shqetëson mbarë njerzimin kudo në botë. Por ajo që titullari i mjeksisë  nuk përmendi ka të bëjë me faktin se në cilin rresht të Betimit të Hipokratit, një mjek meret me forcë dhe nxiret nga salla vetëm pse përballë kishte një kryeministër që i kujton mjekimin mjekut të ri ,kur ai që kishte dhe ka nevojë për mjekim është vetë urdhëruesi i këtij akti të shëmtuar. Dhe ky moment hedh poshtë deklaratat hipokrite të organizatorve të ceremonisë të cilat nuk kanë lidhje me Betimin e Hipokratit. Por një këshillë shkon edhe për studentët e sapo diplomuar të mjeksisë: Ju mund të merni diplomat por juve u mungoi  që në betejën e parë humanizmi dhe sakrifica për shokun që latë vetëm, në duart  e skifterve të gardës kryeministrore. Ndaj mos pranoni më t’ju dhunojnë, sepse sot diktatura goditi shokun tuaj dhe nesër e keni radhën ju. Ju zgjodhet një ditë të veçantë për ceremoni sikurse ishte 20 shkurti dita e rrëzimit të diktatures. Por kolegët tuaj 30 vite më parë nuk u trëmbën as nga tanket e Gardës dhe as nga plumbat e komunizmit. Ndaj demokracia që ju dhuruan studentët e viteve ’90 , ju ka lënë hapsirën dhe mundësitë që cilit do të papërgjegjshëm ti jepni dozën me recetën që meriton.