Shkon në 52 numri i të plagosurve nga sulmi në Gjermani

449
Sigal

Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52, tha të martën policia.

18 persona të plagosur në incidentin e së hënës në qytetin Folkmarsen janë fëmijë.

Në total, 35 njerëz mbeten në spital. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Frankfurt tha se të plagosurit janë të moshës dy deri në 85 vjeç. Një shtetas gjerman, 29 vjeç, u arrestua nën dyshimet për përpjekje për vrasje në Folkmarsen.

Motivi mbetet ende i paqartë. Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë – një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë. Policia tha të martën se ka arrestuar edhe personin e dytë për filmimin e incidentit në Folkmarsen.