Besimtarët e Floqit në Korçë: Nuk kishim ku të merrnim abdes

234

Kur myslimanët në Tiranë falën namazin e Fiter Bajramit, gratë besimtarë të Floqit nuk mundën.

Atyre që tërmeti u shkatërroi shtëpitë e kishin gdhirë natën në çadra dhe në mëngjes nuk kishin ku të merrnin abdes.

“Si fshat e kemi traditë, jemi besimtarë dhe falemi në xhami. Sot nuk vajtëm se nuk kishim mundësi, nuk kishim ku laheshim”.

Aty nën çadrat e ushtrisë konsumuan dhe drekën e festës. Thonë se u sajuan me ato që u kanë sjellë, por ballkavaja të cilën e bënin ditë përpara mungoi.

” Përgatiteshim që ditë përpara, bënim bakllava dhe kulaçe, por nuk bëmë gjë hiç”.

“Na kanë ndihmuar me ushqime dhe guverta, pse të qahemi.”

” Nuk kemi përgatitur gjë, Gëzuar të gjithë!”

Shumica e banorëve janë besimtarë dhe Fiter Bajrami është festë e madhe për ta.

Por muaji i Ramazanit për ta përfundoi me sakrica të shumfishta.

Jeta e tyre është sfiduar nga shembja e shtëpive, por sërish nuk e kanë humbur besimin se mot do të bëhet më mirë.

“Na gjetë të gëzuar së bashku!”