Paralajmërimi i fortë i gazetarit të BILD: Do publikoj 6 përgjime të plota se si PS bleu votat në Shijak dhe Durrës

691
Sigal

Gazetari i prestigjozes gjermane Bild, Piter Tide, i cili pak javë më parë tronditi qeverinë Rama mbi shit-blerjen e votave në zgjedhjet e fundit, pritet të publikojë një tjetër “bombë”  mbi këtë fenomen.

Ai paralajmëron se së shpejti do të publikohet së shpejti nga ai për shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Në një komunikim me Faxnees Tiede konfirmon se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut.

Kujtojmë se gazetari gjerman u kryqëzua nga ana e qeverisë pas publikimit të artikullit të tij të parë, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën, akuza të cilat i ka mohuar tërësisht.

Njoftimi i gazetarit

“Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë rregjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …

Ajo që kemi janë  regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime  në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.

Telefonata të bëra me politikan dhe votues.”