BERZH “kryqëzon” qeverinë: Rritje të informalitetit e korrupsionit, rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar

94
Sigal

Në gjetjet për Shqipërinë të raportit për Tranzicionin të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për vitin 2022-2023, cilësia e qeverisjes së Shqipërisë është në përkeqësim.Sipas raportit treguesi që mat mirëqeverisjen ka rënë nga 5.26 pikë që ishte në 2016 në 4.62 pikë në 2021.Arsyet kryesore se përse keqqeverisja në vendin tonë po thellohet sipas raportit është rritja e informalitetiti dhe korrupsionit.”Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të përceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rënie në efektivitetin e perceptuar të gjykatat siç vërehet, për shembull, në Poloni.Disa sfera të ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, thuhet ndër të tjera në raport.Po ashtu, BERZH parashikon që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në vitin 2023, pas një zhvillimi pozitiv mbi pritshmëritë menjëherë pas pandemisë nga 8.5% në vitin 2021, rritja do të jetë 3%, si për vitin 2022, ashtu edhe për vitin 2023.Ajo evidenton si risqet më të rëndësishme ndaj zhvillimit ekonomik inflacionin shumë të lartë, si dhe shtrëngimi i kushteve financiare, i cili mund të ulë konsumin e familjeve ashtu si dhe investimet në ekonomi.Në raport Banka këshillon për strategji fiskale të cilat duhet të kenë qëllim mbrojtjen e shtresave në nevojë.Ajo këshillon gjithashtu rritjen e bazës së taksapaguesve, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave buxhetore, si dhe pakësimin e parasë Cash në ekonomi.Me prioritet shihet nga BERZH adresimi i risqeve fiskale që vijnë nga kontratat e partneritetit publik privat dhe garancitë qeveritare ndaj kompanive shtetërore.Një tjetër prioritet që duhet të ketë Shqipëria, sipas BERZH është përmirësimi i klimës së biznesit, duke nisur nga sistemi fiskal.