Berki: Filmat e Kinostudios, pjesë e antikitetit shqiptar

1148
Sigal

Debati për filmat e realismit socialist zë gjithmonë një vënd të rëndësishëm në situatat aktuale të shoqërisë shqiptare e cila shpesh perdoret per pozicione politike. Padyshim që brënda brendisë së tyre kemi të bëjmë me një propagandë që idealizon të majtët dhe kauzën e tyre politike, por për të mos harruar edhe ndërtimin e ndërgjegjes, pra kanë një moralizëm të fortë që përkrah shtresat e varfra të shoqerisë.

Jo më larg tek po shikoja filmin ”Komisari i Dritës”, për kujtim dhe nder të aktorit tonë Rikard Larja u koncentrova tek kauza e këtij partizani, i cili kthehej nga lufta drejt e në fshatin e vet per të ndihmuar fshatin dhe bashkfshatarët drejt civilizimit. Nuk e kuptoj përse duhet të gjykohet kjo lloj propagande?

A nuk e shikoni sesi e gjithë bota perëndimore kapitaliste është propagandë dhe vetëm propagande sesi të krijohen konflikte që pastaj këta të shesin armët e tyre, dhe më pas të ndërhyjnë si shpëtimtarë? Truri i njeriut gjithmonë ecën si një paradë ushtarësh në drejtimin që ne vet e drejtojmë, ndaj ajo që do të pyesja është përse i kemi kaq shumë frikë keta filma që na tregojnë më se miri se, cfare do të thotë të jesh hero i vëndit tënd.

Më kujtohet një mësues i letërsisë kur isha në klasën e tetë që na bëri një pyetje per të testuar sesi cdo nxënës e shikonte botën duke na pyetur: si e shikonim diellin. Disa prej nesh u pergjigjen sic e shihnin atë, si nje planet tjeter në kozmos sepse i tillë ishte. Por disa të tjerë (aty futem edhe une) e pershkruan me metafora si; ”jeta”, ”dashuri”, ”e ardhmja” etj…. Mësuesi gjeti rastin të na tregojë se ka disa lloj njerëzish; ata që e shohin gijthcka bardhë e zi dhe disa që e shohin me ngjyra.

 

E tregova këtë për të thënë se gjate shikimit t`im të filmit ”komisari i dritës”, edhe pse aty mund të gjeja shumë difekte në realizimin e tij, apo ideologjisë kundër fesë, prap ato nuk më pengojnë aspak ti shikoj me ëndje. Në ato filma sidomos të mbas clirimit si filmi Tana, Toka Jonë, Yjet e netëve të gjata, Dollia e dasmës sime, Mësonjëtorja- gjithmonë zbuloj dicka që nuk e kam vënë re më parë. Kjo për arsye sepse edhe vet rregjisorët e asaj kohe mundeshin të shprehnin realitetin shumë më afer të vërtetës krahasuar me realizimet e sotme per atë kohë.

Tek filmi Tana per shëmbull, jam habitur kur shikoj lirinë e shprehjes së dashurisë së Tanës (Tinka Kurtit), lirshmëria e aktrimit në krahasim me ndrydhjen që pësoi liria shpirtërore e të shprehurit të dashurisë më vonë dhe këtë e keni në shumë filma të viteve 80, ku femra edhe kur shprehte dashurinë e shprehte në një mënyre të diktuar/frenuar dhe jo nga vetvetja. Po ashtu veshjet dhe kostumet e asaj kohe, apo dëshira për të kuptuar ligjin e Lekë Dukagjinit, më së miri kuptohet edhe nëpërmjet këtyre filmave bardhe e zi që per cudi unë gjithmonë shikoj ”ngjyra”.

A e pengojnë zhvillimin e mentalitetit shqiptar sot këto filma mbas 30 viteve? Mua më duket se fajin nuk e kanë filmat, se perpara se të flasim për filmat ne na ngjall krupen cdo gjë që na kujton kohën e diktaturës, duke harruar që edhe vet krijuesit e këtyre filmave kanë jetuar dikush me shumë e dikush më pak nën trysninë e kesaj dikature. Besoj që koha do të sheshoj cdo gjë dhe këta filma do të vlerësohen si nje pjesë e antikitetit tonë shqiptar, një pjese e jetës sonë që nuk e mohojmë dot dhe mendoj që as nuk duhet harruar per të mirat dhe të këqijat.

Me dashamirësi, Silvana Berki