Berat/ Vetëplagoset me armë zjarri

272
Sigal

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Berat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës  19:00, në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore.

Sipas burimeve policore për noa.al, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I.A. Mësohet se I.A., është jashtë trezikut për jetën, dhe po merr ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.