Berat, në shtator fillon prishja e ndërtimeve pa leje

599
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi në një takim me drejtuesit e Urbanistike, ku ka prezantuar planin e përgjithshëm për planifikimin territorial të njësisë vendore, nuk ka anashkaluar dhe planin e shkatërrimit të ndërtimeve pa leje, brenda territorit të bashkisë. Në këtë takim Kryebashkiaku ka vënë, theksin tek rregullimi i përgjithshëm i territorit të qytetit, si një nga prioritetet më kryesore të kësaj bashkie. Plani është detajuar dhe do të zhvillohet në tre faza. Bashkia ka marrë të gjitha masat për të zbatuar këtë plan, i cili do të mbështetet si nga UNESCO ashtu dhe nga institucione të ndryshme qeveritare, të cilat janë gati për të zbatuar këtë planë rregulluesi, si në zonat tampon dhe ato informale. Zbatimi i këtij projekti ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e turizmit. Projekti do të fillojë të zbatohet në muajin tetor. Ndër të tjera Nasufi në këtë takim është shprehur se, “ne si bashki në bashkëpunim me njësit e këshillit të rajoneve, kemi evidentuar të gjitha ndërtimet pa leje. Bashkia do të zbatojë muajin e ardhshëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje si në zonën muzeale dhe në ato të tjerat. Zbatimi i ligjit nuk do të këtë mëshirë edhe për ato ndërtime apo godinë që janë dhe nga 8 kate”, -tha Kryebashkiaku. Fadroma do të filloi që të shkatërroj të gjitha godinat si ato shumëkatëshe dhe ato njëkatëshe. Qyteti i Beratit është një qytet i futur tashmë në UNESCO dhe si një qytet muzeal më vlera të konsiderueshme kulturore kërkon që të pastrohet nga kërpudhat, të cilat janë ndërtuar gjatë viteve të tranzicionit. Bashkia i kemi njoftuar ligjërisht që të mos veprojnë për të ndërtuar pa leje, por askush nuk ndërtuesit nuk i ka marrë në konsideratë këto kërkesa. Sipas Kryebashkiakut do të rehabilitohet edhe zona e ish-uzinës së baterive pasi atje ka një ndotje të lartë.