Berat, mungon veterineri në disa komuna, mishi në treg i pakontrolluar

513
Sigal

Në Komunën e Sinjës që numëron 8 mijë banorë dhe që njihet si zonë që ka probleme me brucelozën (banorët e zonës merren vetëm me rritjen e bagëtive) mungon veterineri. Nga anëtarët e Këshillit të Komunës konfirmohet për gazetën “Telegraf”, se aty nuk ka veteriner, madje sipas tyre ky problem është parashtruar disa herë, duke vlerësuar domosdoshmërinë e tij. Por edhe pse kërkesat kanë qenë të vazhdueshme ende nuk është marrë një vendim për zgjidhjen e këtij problem. Sipas banorëve ka “fryrje” të sektorëve të tjerë në këtë komunë dhe një veteriner që duhet patjetër nuk e punësojnë. Mishi që ata konsumojnë dhe tregtojnë është i pakontrolluar. Disa muaj më parë nga kjo zonë kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital 5 presona të prekur nga bruceloza, sëmundje e shkaktuar nga mungesa e 1 veterineri. Madje sipas informacioneve në fshatrat Mbreshtan, Paftan dhe Sinjë kasapët kryejnë therje në rrugët e fshatit, por mesa duket aksionet për kushtet nëpër thertore merren vetëm në qytet. Ky fenomen vihet re edhe në komuna të tjera të Qarkut Berat.