Plagosja në atentat e prokurorit Arjan Ndoji, Ardi Veliu mbërrin në vendngjarje

609
Sigal

Një atentat me armë zjarri ka tronditur sot opinionin publik shqiptar. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë prokurori i Durrësit Arjan Ndoji,i cili ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në Mbikalimin e Shkozetit. Ndërsa, makina e prokurorit Ndoji ndodhet akoma në vendngjarje, Drejtori i Policisë Ardi Veliu ka inspektuar automjetin.

Siç shihet në pamje, Veliu inspekton makinën, ku dyshohet se kanë qenë 3 të plagosdurit, mes të cilëve edhe prokurori Arjan Ndoji.