Berat/ Dy vatra zjarri brenda 1 ore, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

336
Sigal

Brenda 1 ore dy vatra zjarri janë regjistruar në Urën-Vajgurore.

Një zjarr ka rënë në një garazh në fshatin Guri i Bardhë dhe një zjarr tjetër ka përfshirë oborrin e një banese në qendër të qytetit, në lagjen “18 Tetori”.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka vënë nën kontroll flakët që shkrumbuan mjetin e parkuar në garazh, duke shmangur në këtë mënyrë edhe një shpërthim të mundshëm, për shkak se mjeti që u përfshi nga flakët ishte me impiant gazi.

Po ashtu edhe zjarri i rënë në oborrin e banesës në lagjen “18 Tetori” përfshiu një sipërfaqe të gjerë toke, duke rrezikuar edhe banesat përreth por fatmirësisht u lokalizua në kohë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve.

Paraprakisht mendohet se të dy zjarret e regjistruara në Urë-Vajgurore kanë qenë të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.