Gazetari Berat Buzhala, bëri një deklaratë të fortë në emisionin ‘Të Paeskpozuarit” ku u diskutua mundësia e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Buzhala tha se ky projekt rikthen Rusinë në Ballkan. Ai gjithashtu u ndal tek presidenti Vucic, i cili sipas Buzhalës, nuk është një politikan me të cilin mund të lidhen marrëveshje pasi ëshët një “fundërrinë nacionaliste”
E vetmja formë për të kthyer Rusinë në Ballkan, për të qenë faktor , është të hapet kjo temë, të diskutohet për fshatra edhe për vija kufitare. Kushdo që pret prej një autokrati sic është Vucic, i cili nuk ka liri të shprehjes në Serbi, i cili e ka rrënuar demokracinë. Prej një autokrati në Kosovë, si Thaci, me tendenca për të qenë autokrat, me rregullu në mënyrë paqësore një cështje, është naiv. Kush pret prej njerëzve që nuk respektojnë asnjë rregull demokratik, paska një qëllim të mirë final, paska ruajtur një shpirt të mirë, për paqen rajonale.