Bëhuni gati! Fundjava me temperatura të larta, vapa mbërthen gjithë Europën

450
Këtë fundjavë temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celcius, por nuk mbaron me kaq. Meteorologët kanë parashikuar të ketë edhe shira, kryesisht në zonat veriore të vendit.
Sipas Meteoalb, e premtja dhe fundjava, dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm. Sipas zonave, të premten shirat priten në zonat malore por gjatë natës edhe në Perëndim. Të shtunën pasdite priten shira në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa e diela sjell shira të përkohshëm në zonat veriore të vendit.
Sigal

meteoalb


Temperaturat e ajrit rriten me 2°C të premte; po ashtu rritje sjell edhe e shtuna ndërsa dita e diel do të ruajë vlera termike thuajse konstante (MIN/MAX: nga 9 në 32°C).

Meteoalb shton se nga temperaturat e larta do të preket pjesa më e madhe e Europës deri në fund të muajit Prill 2018. Në Europën Juglindore dhe rajonin e Ballkanit do të shënohen temperatura mbi 33°C.

europa