Ngrihet Komisioni i Ndihmës Shtetërore

493
Qeveria miratoi dje emërimin e anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Kryetar i këtij Komisioni do të jetë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Mimoza Dhëmbi, Etleva Haka anëtare, Mirjana Zisi, Ahmet Mançellari. Po ashtu qeveria vendosi për t’i propozuar Kuvendit për emërimin e Ketrin Topçiut si anëtare të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.