Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rritjen e pagave për veten e tij, kryeministrin Edi Rama, ministra, deputetët dhe për punonjësit e administratës publike.
Gjithashtu ka dekretuar edhe ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë.
Begaj kishte dhënë pëlqimin e tij përpara se të miratoheshin në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së të enjtes.