BE ultimatum Kuvendit/ Të hetohen 740 milion euro dëm ekonomik dhe abuzim me tenderat e luksit. Të ngrihet nënkomision parlamentar

160
Sigal

Kuvendi do të ketë një nënkomision parlamentar që do i dedikohet tërësisht ndërveprimit me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Lajmi është bërë publik nga Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Eduard Shalsi gjatë votimit të projektrezolutës për rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin ku jemi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetin me vlerë rreth 740 milionë dollarë.

Raporti vjetor i KLSH ka përfunduar procesin e shqyrtimit në Komisionet Parlamentare. Në 158 auditime të kryera gjatë vitit 2021 në 205 institucione. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit me vlerë rreth 740 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e kësaj shume i takon efekteve negative e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit, që prekin shumën totale prej 55.4 miliardë lekësh, afërisht 550 milionë dollarë. Pjesa tjetër prej 19.1 miliardë lekësh, apo afërsisht 190 milionë dollarë është konstatuar në formën e pastër të dëmit ekonomik.