Bashkia e Tiranës / Erion Veliaj, rikthen pas dy vitesh Natën e Bardhë në kuadër të festave të nëntorit, priten një sërë aktivitetesh

250
Sigal

Bashkia e Tiranës rikthen pas dy vitesh Natën e Bardhë

Pas dy vitesh mungesë në kryeqytet rikthehet tradita e Natës së Bardhë. Lajmi u bë me dije nga  kreu i Bashkisë Tiranë i cili njoftoi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Tëitter se pas dy vitesh, fillimisht prej tërmetit e më pas prej pandemisë, Nata e Bardhë do të mbahet në gjashtë lokacione të ndryshme. Kjo ngjarje zhvillohet në datën 29, në kuadër të festave të nëntorit dhe karakterizohet nga një sërë aktivitetesh argëtuese. Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku është planifikuar zhvillimi i këtyre aktiviteteve.Kjo është një festë që pëlqehet nga rinia sidomos gjë të cilën e ka treguar edhe me pjesmarrjen e saj masive në të. Edhe kjo festë i shtohet  listës së veprimtarive të tjera që gjallërojnë jetën kulturore në kryeqytet.