Bashkia e Shkodres i është rikthyer aksioneve për lirimin e hapësirave publike

529
Bashkia e Shkodres i është rikthyer aksioneve për lirimin e hapësirave publike.
Aksioni i nisur në sheshin “Isa Boletini” me largimin e vazove, kioskave dhe karrigeve e tavolinave, do të shtrihet në zonën e Urës Dervishbeg dhe deri në fund të Parrucës, dy krahët e rrugës. Drejtuesit e rajonit që kanë mbikqyrur ndërhyrjen në terren u përballen me rezistencë në disa raste të qytetarëve. Megjithatë ato shprehin vendosmëri për quarjen në fund të kësaj pune të nisur për t’ju rikthyer qytetarëve hapësirat publike.
Lirimi hapësirave publike mbetet një sfidë për bashkinë Shkoder pasi aktualisht qyteti vuan mungesen e një tregu.
Më herët për këtë shqetësim të ngritur ka patur protesta, takime me kryebashkiaken Ademi e deri edhe premtim për zgjidhje por deri më tani asgjë nuk është bërë.
Sigal