Policia Rrugore e Tiranës ka ndarë pamjet nga kontrollet e kryera në rrugët e kryeqytetit në lidhje me respektimin nga ana e drejtuesve të mjeteve, të përparësisë së këmbësorëve në vijat e bardha.
Kontrollet janë ndihmuar nga ajri dhe nga ata të cilët policia i quan si dronët edukues. Pas evidentimit të shkelësve, informacionet i janë dhënë patrullës më të afërt e cila ka ndaluar mjetin dhe i ka komunikuar masën administrative.
POSTIMI I PLOTË I POLICISË TIRANË
Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, nëpërmjet kësaj videoje, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor!
Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!