Bashkia e Finiqit hap bukur siparin turistik në jug të Shqipërisë

841
Agron Mema

Ndjehesh vërtetë i emocionuar kur shikon se politika braktiset edhe nga militantët më ekstremë dhe bëhen pjesë e traditës së tyre. Është një kërkesë imedaite për kohën që të dimë nga vijmë, kush jemi dhe ku shkojmë. Këtë e ka bërë bashkia e Finiqit në panairin e ruajtjes së traditës. Gatimet tradicionale të amvisave minoritare, tanimë të plakura e të pikëlluara nga vetmia, janë prezantuar sot në fshatin, Krane. Shumëllojshmëri byrekësh, ëmbëlsirash, verërash, nënprodukte bulmetrash, hasëlle për bagëti, mjetet e përdorit të peshës në vite dhe shumë e shumë detaje tradicionale që duhet të vijnë në kujtesën tonë e mos të hidhen në harresë. Ka qenë një festë e vërtetë që ka përkitur edhe me ditën e emrit të Shën Gjergjit, emër që e mban edhe heroi ynë kombëtar. Është i pari panair që zhvillohet me inisiativën e drejtorit të planifikimit, politikave zhvilluese dhe turizmit në këtë bashki, zotit Gjergji Mano, i emëruar në këtë detyrë pasi e hoqën nga detyra e drejtorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, sepse ishte me LSI-në. Ky qe një veprim korrekt i kryetarit të bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo me emërimin e Gjergj Manos që punës i gjeti njeriun. Kënga dhe vallja kanë qenë shoqëruese të përjetimit emocional të kësaj feste të veçantë, që mendoj se duhet bërë në çdo bashki. Nxënësit e shkollës Mesopotam nën drejtimin e drejtorit Xhollo dhe mësuesit gazetar Panajot Boli kanë shoqëruar aktivitetin me valle të veshur me kostume kombëtare.
Sigal