Bashkia e Durrësit 3-fishon tarifën ‘Zoto’, goditet rëndë buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

168
Sigal

Pasi u detyrua nga qeveria që të nënshkruante një kontratë aspak favorizuese me kompaninë Integrated Energy për depozitimin e plehrave, bashkia e Durrësit ka planifikuar të trefishojë tarifën e menaxhimit të mbetjeve.

Duke filluar nga viti 2023, bashkia Durrës do të mbledhë nga tarifa e menaxhimit të mbetjeve plot 320 milionë lekë të reja ose tre herë më shumë së më parë. Pasi u detyrua nga qeveria që të nënshkruante një kontratë aspak favorizuese me kompaninë Integrated Energy për depozitimin e plehrave, bashkia e Durrësit ka planifikuar të trefishojë tarifën e menaxhimit të mbetjeve. Duke filluar nga viti 2023, bashkia Durrës do të mbledhë nga tarifa e menaxhimit të mbetjeve plot 320 milionë lekë të reja ose tre herë më shumë së më parë.

Në vitin 2020, bashkia e qytetit bregdetar arkëtoi 112 milionë lekë të reja prej qytetarëve dhe bizneseve nga taksa për pastrimin dhe depozitimin e mbetjeve. Por, duke filluar nga viti 2023, administrata e drejtuar nga Emirjana Sako ka planifikuar që të mbledhë nga tarifa e menaxhimit të mbetjeve plot 320 milionë lekë të reja ose tre herë më shumë së më parë. Më 26 korrik 2022, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi propozimin e kryetares së bashkisë për programin buxhetor 2023-2025.

Sipas programit ekonomik, tarifa për menaxhimin e mbetjeve do të pësojë rritje të ndjeshme në vitet në vijim. Për vitin 2023, Bashkia e Durrësit planifikon që të arkëtojë nga xhepat e qytetarëve 315 milionë lekë të reja. Kjo shifër parashikohet që të rritet në dy vitet e mëvonshme, në 2024 dhe 2025, duke arritur në vlerën 320 milionë lekë të reja. Të gjitha kostot shtesë do të rëndojnë në buxhetin e familjeve dhe bizneseve në Durrës, të cilët vijojnë të përballojnë me sforco pasojat e tërmetit të vitit 2019, efektet shkatërruese të pandemisë dhe krizës ekonomike ndërkombëtare. Kriza e mbetjeve urbane në Durrës shpalosi fuqinë e saj në mesin e vitit 2020, pasi qeveria “Rama” vendosi që të mbyllë landfillin e Porto Romanos, pa siguruar më parë një vend-depozitim tjetër për mbetjet e qytetit. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, qeveria detyroi Bashkinë e Durrësit që të nënshkruante kontratë me kompaninë private të Klodian Zotos. Kontrata rriti në mënyrë të ndjeshme kostot e bashkisë, e cila u detyrua nga ana e saj të shtonte tarifën për qytetarët.