Bashkia çon PD në prokurori për dëmet e protestës: Mos harroni dhe gjobën

487
Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur për ti vjelur gjiobën kreut të Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara në qytet nga protestuesit e thirrur prej tij me 8 dhjetor.
Përmes një reagimi, Bashkia thotë se përveç gjobës do të bëjë dhe kallzim penal në Prokurori.
“Jo vetëm që duhet ta paguajnë gjobën 100%, por përveç gjobës, Bashkia do të bëjë edhe një padi për dëmet e shkaktuara dje. Si dhe kujtesë për PD që kanë dhe 6 ditë kohë për të paguar gjobën pa kamatë. Ose edhe 29 ditë për bllokimin e llogarive, në rast se s’paguan gjobën” thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
163 milionë lekë është fatura e detajuar e dëmeve sipas Bashkisë së Tiranës që do duhet të paguajë PD.
Sigal