Basha pro zgjatjes së Vettingut, Berisha: Kjo është bashkëqeverisja pra, unë kundër

193
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të votojë kundër zgjatjes së afatit të organeve të vettingut.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Të dy qeverisin.

Unë i kam shprehur qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigand korruptiv, që shoqërohet me shkelje ligjore dhe që u përdor për gjah shtrigash nga Rama me ndihmën e Soros dhe që u përdor për spastrime krahinore të sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde.

Ky është një proces i flakur që nuk i beson më shoqërua shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë shqiptarët”, tha Sali Berisha.

Nga ana tjetër kryetari i shkarkuar i PD-së Lulzim Basha njoftoi sot qëndrimin për të votuar në seancë zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.