Basha: Do ta vazhdojmë betejën deri në fund! Shkodra, bastion i shpresës!

451
Sigal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka theksuar sot nga Shkodra se opozita do ta vazhdojë betejën deri në fund Pas takimit që Basha zhvilloi me kryebashkiaken e paepur të demokratëve, Voltana Ademin dhe me qytetarë, Basha tha:

“Janë me dhjetra kandidatë me rekorde kriminale, nuk qe vetëm rasti i Shkodrës. Siç e shihni dhe dëgjoni, as Edi Rama dhe as organizata e tij e strukturuar kriminale nuk kanë asnjë zgjidhje për Shkodrën dhe as Shqipërinë,  as për stabilitetin, sigurinë, fatin e integrimit të vendit. Ndaj ne si opozitë kemi përgjegjësinë për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhjen që meritojnë dhe nxjerrë vendin nga kjo krizë.