Nesër lexoni/ Flet Eksperti Fadil Kepi: Përfitimi i statusit të naftëtarëve, pensioni suplementar për ushtarakët….

514
Diferenca mes pensionit të invaliditeti dhe pleqërisë, ushtarakët, pensioni i pleqërisë dhe ai suplementar, ripunësimi pas daljes në pension, dhe mënyra si përfitohet pensioni nga statusi i naftëtarit
Pensioni suplementar për postet diplomatike
Pyetje
Në letrën e radhës lexojmë: jam i datëlindjes 24 janar 1955 aktualisht kam 36 vjet punë të siguruara, nga këto 4 vjet kam qenë zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe 3 vjet kam kryer detyrën e ambasadorit. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit, a njihen kohë pune për pension gruas e cila la punën në vendin tonë dhe më shoqëroi mua jashtë vendit për periudhën që kreva detyrën e ambasadorit dhe si llogaritet pensioni suplementar ?
Përgjigje
Këtë vit, burrat dalin në pension 65 vjeç, ndërsa gratë 60 vjeçe e 8 muaj. Deri më 31 dhjetor 2018 për pension të plotë duhen 36 e 4 muaj vjet punë për të dy gjinitë. Grave çdo vit u shtohet mosha e pensionit me dy muaj ndërsa, periudha e punës së siguruar për burra e gra shtohet me 4 muaj në vit deri sa në vitin 2029 bëhet 40 vjet punë të siguruara. Përveç pensionit të plotë për periudhën që keni qenë deputet sipas ligjit nr.27/2015, botuar në fletoren zyrtare 63, do të përfitoni: për dy vitet e para që keni punuar deputet përfitoni pension suplementar 20% të pagës referuese dhe 5% të kësaj page për vitin e tretë dhe të katërt, pra gjithsej 30%. Masa e pensionit suplementar për deputetët që kanë qenë zgjedhur më shumë se një legjislaturë nuk mund të jetë më e lartë se 50% e pagës mesatare referuese e deputetit. Për periudhën që keni qenë Ambasador përfitoni 1,3% të pagës referuese për cdo vit ose për 3 vjet 3,9%, sepse krahas….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal