Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”

137
Sigal

Banorët e Rinasit kanë bllokuar ditën e sotme rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, në shenjë proteste pas kthimit me një sens lëvizjeje të këtij aksi.

Kjo është dita e tretë e protestës, ndërsa banorët kërkojnë që vendimi i ARRSH të anulohet, pasi është duke shkaktuar shumë problematika në aktivitet e tyre të përditshme.

Ata shprehen se për të dërguar fëmijët në shkollë tani u duhen 2 orë kohë, ndërsa shtojnë se kanë të pamundur aksesimin e qendrave mjekësore, marketeve apo dhe varrezave.