Banorët e njësisë 2 në protestë për rrugët: Turp, jemi 100 metra larg ambasadave

201
Sigal

Mungesa e një rruge ka bërë që banorët e Njësisë numër 2 në kryeqytet të dalin sot në një protestë.

Sipas tyre, rruga që të çon në banesat e tyre është në gjendje të mjerueshme edhe si shkak i rrëshqitjes së dherave duke bërë që qarkullimi të jetë pothuajse një mision i pamundur.

Banorët shprehen se edhe fëmijët e tyre, të cilët shkojnë çdo ditë në shkollë detyrohen të veshin qese plastike në mënyrë që të mbrohen nga baltat e shumta që krijohen si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe amortizimit të skajshëm të kësaj rruge.

Duke folur për investimet e pakryera asnjëherë në zonë, banorëet shprehen se jo pak herë janë detyruar të investojnë personalisht në shtrimin e kësaj rruge.

“Jemi që më 10 shkurt të vitit të kaluar e deri tani ju e shihni vetë sesi bie dheu në rrugë cdo ditë.

Fëmijët veshin qese në këmbë për të shkuar në këmbë. Makinat mund të na i ndalojë bashkia e të na gjobisë se thotë i kanë gomat pis.

Ju kërkojmë zyrtarëve të bashkisë që të vijnë dhe ta shohin.

Nëse inxhinierat thonë se ka rrëshqitje dheu atëherë të na rregullojnë rrugën.

Se kudo të shkosh i ke srrugët të shtruara me pllaka trotuari. Të vijnë të na shohin se është turp, jemi 100 metra larg ambasadave.

Thonë se nuk vijnë dot të ndërhyjnë se dëmtojnë shtëpitë që ndodhen sipër rrugës.

Nuk kanë specialist, rrinë gjithë ditën aty para kompjuterit.

Jemi të detyruar të marrim vetë fadromat me lekët tona t’i paguajmë sepse nuk ka shtet, se ndryshe nuk do ishte nevoja ta bënim këtë gjë.

Vetëm kanë ardhur këtu i kanë filmuar dhe kanë ikur.”, u shprehën banorët