Banorët e Kukësit vijojnë të largohen drejt Gjermanisë, pamundësi pune

495
Edhe pse pritet kthimi i 500 azilantëve shqiptarë nga Gjermania, banorët e Kukësit e shohin ende si zgjidhje azilin. Në zonat e thella të Kukësit, ku edhe numri i të larguarve është me i madh banoret shprehen se nuk kanë asnjë alternativë për të mbajtur familjen. Banorët: “Jetohet në mënyrë të rraskapikshme. Kanë ikur gati gjysma e fshatit. Nuk ka punë, s’ka infrastrukturë, nuk ka shkollë. Bimët mjekësore që mbjellin shiten lirë. Është shumë vështirë që të jetohet. Përparimi është minimal”.
Fshati Novesej të njësisë administrative Shishtavec ka një panoramë të tritueshme sociale ku të rinjë e mbetur janë të papunë, të ulur strehtëve të shtëpsisë dhe bujqitë sforcohen për të siguruar prodhimet bazë për jetesën e tyre. Vetëm në “valën” e fundit të largimeve, që përkon me periudhën Shkurt – Gusht, të këtij viti, nga Kukësi janë larguar rreth 7 mijë persona, të cilat kërkuan azil ekonomik në Gjermani. Të tjerë kanë parë si destiacion Greqinë apo Anglinë dhe pjesa më e madhe e familjeve jeton me të ardhura vetëm nga emigrimi.
Sigal