Banorët e Dukagjinit dalin në protestë para Bashkisë në Shkodër: Duam rrugë!

107
Sigal

Banorët e Dukagjinit kanë dalë ditën e sotme në protestë për rrugën.

Mësohet se banorët kanë dalë para Bashkisë Shkodër si dhe para Prefekturës për të kërkuar ndërtimin e rrugës që lidh 34 fshatra të zonës së Dukagjinit me Shkodrën.

Të shumtë kanë qenë banorët që me moton ‘Dukagjini kërkon rrugën’, kanë theksuar se ky aksi i pandërtuar ka qenë një burim i madh aksidentesh dhe ka marrë shumë jetë njerëzish.

Banorët në mbyllje të protestës, kanë ndezur disa qirinj, si dhe kanë paralajmëruar për protesta të tjera.