Pensionistët nën thërrimet e kompensimit nga shteti, pensionet e politikanëve shqiptarë 8-10 fish më shumë se të qytetarëve

162
Sigal

 

Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet e qytetarëve mbeten në vend. Nëse një pensionist shqiptar merr 14 mijë lekë të reja në muaj, një deputet shqiptar merr pension suplementar deri në 120 mijë lekë te reja në muaj.

 Varfëria në vend është ulur këmbëkryq në familjet tona nga rritja e çmimeve, sidomos në këto 3 vitet e fundit, ndërkohë që pensionet janë qesharake. Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend. Ky është shqetësimi kryesor i moshave të treta, të cilët shprehen se pensioni nuk u mjafton as për të plotësuar nevojat bazë minimale jetësore dhe se mbahen nga fëmijët. Sipas Open Data 85% përqind e pensionistëve shqiptarë që marrin më pak se 150 mijë lekë në muaj në muaj. Në qytet pensioni mesatar i pleqërisë është 14,974 lekë ndërsa një pension rural pra në fshat merr mesatarisht 8,410 lekë pension pleqërie. Pensioni në fshat është më i ulët se ai në qytet. Ndërkohë që kemi këtë trajtim qesharak për brezat që kanë kontribuar në vend, shtetet europiane dhe fqinjët tanë si Greqia, i kanë pensionet e majme duke filluar nga 900 euro dhe vjen gjithnjë e në rritje , psh në vende si Italia ku marrin edhe 3600 mijë euro.

Pensionet e politikanëve shqiptarë 8-10 fish më shumë se të qytetarëve

Shqipëria jep qindra milionë lekë çdo vit për pensionet e përfaqësuesve apo ish-përfaqësuesve politikë në qeverisje dhe parlament. Këto pensione të majme janë deri 8 deri në 10 fish më të larta se pensionet që marrin qytetarët e thjeshtë shqiptarë, pagesat e të cilëve janë më të ulëtat në rajon dhe në Evropë. Nëse një pensionist shqiptar merr 14 mijë lekë të reja në muaj, një deputet shqiptar merr pension suplementar nga 40,000 deri në 120 mijë lekë të reja në muaj.

Edhe pse niveli i Parlamentit dhe angazhimi i deputetëve ka qenë në rënie, kjo nuk ka përjashtuar përfitimet që ata gjithësesi kanë marrë dhe do të marrin në të ardhmen. Të dhënat e skemës së pensioneve suplementare tregojnë se shteti shqiptar jep çdo vit rreth 50 milionë euro për pensionet suplementare dhe diku tek 5 milionë euro vetëm për zyrtarët dhe ish-zyrtarët shtetërore.

 

box

Udhëzimi/ Shpërblimi  i pensionistëve mund të merret deri në 36 muaj

Të moshuarit po tërheqin, bashkë me pensionin edhe shpërblimin e fundvitit këtë muaj. Sipas grafikut që ka hartuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të mos pasur radhë dhe probleme në sportele: pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike duhet të shkojnë ta tërheqin bonusin 5000 lekë, ditën që u është caktuar për të marrë pensionin. Por ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë këtë muaj, kryesisht të moshuarit, që jetojnë jashtë vendit, bëhet e ditur se ai do të jetë i vlefshëm për 36 muaj. Po ashtu, ISSH, thotë se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor. Janë 583, 400 individë, për të cilët buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion, 35 milionë dollarë. Risi e këtij viti është bonusi për invalidët, në vlerën 6000 lekë. Fondi për shpërblimin e pensionistëve që nga viti 2021 është i garantuar në buxhet dhe nuk ka dyshime, si vitet e kaluara, kur qeveritë vendosnin në momentet e fundit nëse do ta jepnin apo jo.