Babai me dy fëmijët u mbytën në Vilë Bashtovë/ Gjykata e Durrësit liron administratorin e plazhit

103
Sigal

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest në shtëpi” për administratorin e plazhit në Vilë-Bashtovë, Pëllumb Nika.

Pak ditë më parë në këtë plazh u mbytën tre persona, babai Elvis Halilaj së bashku me dy fëmijët e mitur, 15 dhe 13 vjeç.

Nika e kishte marrë me qira në bashkinë e Rrogozhinës, administrimin e përcelës së plazhit, ndërsa akuzat që rëndojnë ndaj tij tanimë janë “vrasje nga pakujdesia” dhe “mospërmbushje të kushteve të sigurisë në vijën bregdetare”.

Avokatët mbrojtjës kanë kërkuar masën “detyrim paraqitje” në mënyrë që shtetasi të vazhdojë të punojë, pasi është i vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi, por gjykata pranuar kërkesën e prokurit të çështjes që ka kërkuar si masë sigurie “arrest në shtëpi.

Si ndodhi tragjedia me tre të mbytur?

Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 17 vjeç, humbën jetën tragjikisht mesditën e së dielës në plazhin e Vilë-Bashtovës.

Ata kishin udhëtuar nga Tirana për plazh në fundjavë, ndërsa nuk arritën të dalin dot nga deti për shkak të rrymave të forta detare.

Nga sa u raportua babai u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël, e më pas babai me djalin e madh.

Mungesa e rojës bregdetare është shkelje ligjore, gjë që solli edhe arrestimin e 34-vjeçarit Pëllumb Nika.

Trupi i parë i pajetë që u nxor nga deti ishte i 50-vjeçarit Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur.