Babai i vrau nënën, Këshilli Bashkiak i Fierit miraton ndihmë ekonomike për vajzën 3-vjeçare të Sabrina Bengajt

263
Sigal

Këshilli bashkiak i Fierit ka miratuar një fond ndihme financiare prej 10 mijë lekësh të reja në muaj për vajzën e mitur të të ndjerës Sabrina Bengajt.

Pak ditë më parë Elton Metaj vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj edhe pse kjo e fundit ishte me masë mbrojtje nga Gjykata, por Metaj ishte liruar nga burgu prej vendimeve të gjyqtarit Piro Sota.

Vajza 3-vjeçare tashmë ka mbetur jetime, me nënën e ndjerë dhe babain sërish në burg.