Baba për herë të parë: Irkenc Hyka zbulon emrin e bebit

105
Sigal

Këngëtari Irkenc Hyka dhe partnerja e tij, Abi, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e zbuloi vetë Irkenci në rrjete sociale, ku i përshkroi momentet me të birin “si në ëndërr”.

“Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian! Na e ke çuar jetën në dimension tjetër që kur morëm vesh ekzistencën tënde dhe sot që të mbajmë në duar e dimë çfarë do të thotë vërtet të marrësh frymë!” – shkruan ai.

Irkenci dhe Abi janë bashkë prej 7 vitesh.