Avokati Altin Goxhaj ndez qiri për viktimën para ministrisë së Lleshajt

351
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në rrjetin social facebook për shkak të ngjarjes tronditëse të vrasjes makabër të një të riu të pafajshëm nga policia e Shqiponjave mbëmjen e djeshme. Avokati ka akuzuar ministrinë e brendshme dhe ministrin Lleshaj, duke iu referuar dhe një shprehje të tij se “Te cdo gjest i policëve do më shihni mua”. Avokati Goxhaj deklaroi gjithashtu se sot në orën 18 :00 do të ndezë një qiri si homazh për viktimën e pafajshme 25 vjeçare të Terrorit të paligjshëm PLANdemik Policor!
Ja postimi i plotë i avokatit :
“Te çdo gjest i policëve do më shihni mua” – Aleksandër Lleshi, Ministër i Brendshëm
Apel nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu
Vrasja me dashje e të riut pse nuk respektoi gjëndjen e paligjshme të ndalimqarkullimit është pjesë e Fushatës së Terrorit mbi të cilën do të realizohet Fushata Zgjedhore e Diktaturës sipas Marëveshjes PS-PD.
Sot në 18:00 para Ministrisë së Brendshme, nga ana e Pedonales, unë do të ndez një qiri për viktimën e pafajshme 25 vjeçare të Terrorit të paligjshëm PLANdemik Policor!
Po sot unë do të paraqes Kallzim Penal ndaj Edi Ramës, Ministrit të Brendshëm Aleksandër Lleshit, policit Bashkim Mejdiaj dhe 6 policëve të tjerë në bashkëpunim për dhunën dhe represionin e të shtunës në mesnatë ndaj meje si Avokat në krye të detyrës!
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, meme dhe tekst
Sigal