Avokati Altin Goxhaj i shtruar në spital prej ditësh me sëmundjen misterioze ,mjekët nuk shprehen për diagnozën

1847
Sigal

Avokati Altin Goxhaj prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e infektivit në Tiranë, ndërkohë që sipas tij i është thënë që është helmuar, por ende nuk janë bzuluar rrethanat.

Mungesën e zërit të tij në rrjetet sociale kundër padrejtësive nga qeveria, veç publikut e kanë ndjerë më së shumti edhe miqtë e tij të cilët nuk kanë hezituar që ta vizitojnë, por edhe të ndajnë më ndjekësit detaje nga gjendja shëndetësore e avokatit Goxhaj.

Mjeku Ilir Allkja në një shkrim në Facebook bën me dije se ishte mjeku i parë që kontrolloi gjendjen e avokatit dhe e ka shoqëruar në urgjencën e QSU “Nënë Tereza”.

Allkja shkruan se në 26 vite punë si mjek nuk ka parë rrethanë të tillë sëmundjeje.

“Une isha mjeku që e kontrollova për herë të parë në të gdhirë të datës 11 nëntor avokatin, dhe e shoqërova për në urgjencën e spitalit indektiv të QSU “Nënë Tereza”.
Isha dhe dje tek shtrati ku po vuan semundjen miku im i vjetër, dhe zëri që dridhej i babait të avokatit më ka mbet në mendje.
Kurr ne 26 vite punë si mjek nuk kam parë rrethanë të tillë sëmundje !
Zoti qoftë me ty miku im i vjetër Altin Goxhaj !”- shkruan Allkja.

Postimi i Goxhajt me piktorin Avni Delvina

Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem!
Një foto me të Madhin Avni Delvina <3 në “Shtëpinë time të re” në Spitalin Infektiv, Kati 2, Ap.12 

Postimi i Aulon Kalasë

Miku im i kohërave të vështira, Avokati Altin Goxhaj, është helmuar dhe prej ditësh ndodhet i shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Mikrobi nuk është gjetur dhe situata është e pakuptimtë. Një ngjarje shokuese për të gjithë ata që kundërshtojnë sot regjimin autokrat të Rama-Soros. Një këmbanë alarmi për ata që nuk besojnë se të jesh sot në opozitë ballore, mund edhe t’a pesosh si avokati.
Unë e vizitova mbrëmë Altinin dhe kuptova shumë. Ende mjeket nuk janë shprehur për diagnozen dhe çfare ka ndodhur me Altinin. Duhet hetim i gjithëanshëm dhe i paanshëm, por pyetja është, kush t’a bëje?!
Gjendja e tij nuk është e lehtë, ndaj lutjet e mia prej momentit kur e mora vesh janë për të!
Ja si shprehej Altini në një status mbrëmë:

“Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem!”