Avni Delvina: Grafikë nga cikli “Obsesione kafkiane” me gazetarin dhe njeriun me shumë influencë në trevat shqiptare…

450
Sigal

Nga Avni Delvina:

Grafike nga cikli “Obsesione kafkiane” me gazetarin dhe njeriun me shume influence ne trevat shqiptare.
….. Ai u zgjua me vonese dhe pertese. Ashtu i pertuar sic ishte, i levizi me shume ngadalesi gjymtyret e tij…Ndjeu dicka ndryshe, dhe permasat e levizjeve i dhane nje ndjesi sikur kishin ndryshuar…Qeshi me vehte dhe kerceu nga krevati me syte akoma te mbyllur…U drejtua drejt pasqyres, u shtriq dhe hapi syte. Nje pamje e llahtarshme u shfaq para tij. Ai nuk gjeti me fytyren e tij qe shikonte gjithmone ne pasqyre, por gjeti nje fytyre tjeter, dhe pikerisht ate person qe e urrente me gjithe shpirt…Mendoj se ishte nje loje e pagjumesise. I hodhi me shpejtesi fytyres grushta me uje, dhe filloi te fshihej me peshqir….Edhe relievin e fytyres e ndiente te ndryshuar. Nuk ishte me ai reliev i bute dhe i embel, ku peshqiri levizte dhe shtrihej gjithe naze gjate fshirjes, dhe ngecte tek tuk tek mjekra intelektuale…Hapi syte i tmerruar dhe pa fytyren e presidentit…syte e tij si shqarth, hunden e mprehte shkembore si kenionet e Skraparit, dhe ate kapadaillekun e padurueshem karakteristike e asaj krahina malore….Filloi te kerkonte ne pasqyre nje shenje te se djeshmes por ishte e pamundur….I marrosur dhe i deshperuar mori nje rrip pantallonash, dhe filloi ta godiste personin e urryer te meshiruar ne trupin e tij…E qellonte fort me sa kishte fuqi, por trupi i huaj nuk ndiente dhimbje….dhe e shikonte me ate buzeqeshjen dhe permbajtjen e padurueshme dhe hipokrite te tij….Ashtu i dermuar sic ishte hapi televizorin nga ku flitej per hapat e medha qe jane bere ne reformen ne drejtesi si dhe gjykaten kushtetuese qe do te behej per nje jave … Aty u permend dhe u zgjua. E kuptoi qe ishte ne nje ender te llahtarshme dhe asgje me teper…Mori fryme thelle dhe buzeqeshi i lumtur si asnjehere….