Avari në linjën e Shën Mërisë, kufizime të ujit të pijshëm në Tiranë

413
Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton kufizime me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Shkak për kufizimet është bërë një avari e rëndë në linjën kryesore të Shën Mërisë, që furnizon një pjesë të Tiranës. Sipas UKT-së, kufizime do të ketë në zonat e Komunës së Parisit, blloku i vilave amerikane, spitali i Senatoriumit, zona e Shkozës, Tirana e Re dhe zona te Birra Tirana, Qyteti Studenti dhe rr. “3 Dëshmorët” në Yzberisht. “Grupet e punës po punojnë intensivisht për riparimin e kësaj avarie”, thuhet në njoftimin e UKT.
Sigal