Autoritetet gjermane: Sot u deportuan 72 shqiptarë nga Gjermania

538
Të Martë, 13.10.2015, janë deportuar 72 shqiptarë nga Gjermania pasi iu refuzua kërkesa e tyre për azil. Media gjermane, Mitteldeutschland Zeitung (Gazeta e Gjermanisë së Mesme), ka shkruar gjithashtu se shqiptarët kanë shanse zero për t’iu pranuar kërkesa e azilit. 

“72 shqiptarë sot u deportuan në Shqipëri, pasi kërkesa iu refuzua nga autoritetet gjermane. Shumica e shqiptarëve kishin aplikuar për azil në regjionin Sachsen-Anhalt,” shkruan mes tjerash në mz-web.de, duke treguar se ata tashmë janë kthyer me aeroplan në aeroportin e Rinasit. Deri tani janë deportuar 700 shqiptarë ndërsa edhe tjerët priten të largohen së shpejti, pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore.
Sigal