Automjeti përplas motorçikletën, plagosen dy persona

574
Sigal

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Krujë -Fushë Krujë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, dhe sipas policisë shtetasi A.Ç., duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi SH.P.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij, shtetasja A.P., rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.