Automjeti bie në humnerë në aksin Qafë Mali-Fierzë, vdes drejtuesi 54-vjeçar (Emri)

Vdes i plagosuri në aksin rrugor Qafë Mali Fierzë, teksa automjeti me të cilën po udhëtonte doli nga rruga e për pasojë “fluturoi” 300 metra në humnerë.

Sipas informacionit më të fundit nga terreni, mësohet se Prendush Kola, i datëlindjes 1971, mbeti për pak minuta i bllokuar në automjetin e tij, në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës.

NOA

Zjarrfikësit dhe banorët e zonës sapo kanë gjetur mjetin, u përpoqën ta nxjerrin jashtë të plagosurin por errësira dhe terreni i vështirë e bënë të pamundur dhënien e ndihmës në kohë sa më të shpejtë.

Në vendngjarje ishin forca zjarrëfikëse, policia dhe autoaumbulanca, por i plagosuri s’ka mundur të shpëtojë.