Atentati në Shijak/ I riu ishte duke udhëtuar me makinën e tij, si i shpëtoi të shtënave me armë, pas ngjarjes u dërgua në spital…

135
Sigal

Detaje të tjera  kanë dalë në dritë nga atentati i ditës së sotme ndaj Orlando Petkola, djalit të një polici, i cili eshte qëlluar  me arme.

Petkola ka qenë duke drejtuar automjetin e tij kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Pas ngjarjes ai është dërguar në spital por ka shpëtuar mrekullit pa u plagosur.

Ka qenë duke drejtuar automjetin e tij dhe i ka shpëtuar atentatit. Shënjestra nuk është plagosur. Ai është qëlluar nga një makinë tjetër me persona të paidentifikuar. Forca të shumta policie janë nisur drejt Shijakut dhe janë ngritur postblloqe. Shënjestra është dërguar në spital edhe pse i ka shpëtuar mrekullisht. Nuk ka ende një motiv për atentatit ndaj të riut.