Arben Maneci është 20 vjeçari i cili është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit. Mësohet se ndaj tij është organizuar një atentat i mirëfilltë ku i riu ka marrë 2 plumba në organet jetësore.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Maneci gjithashtu rezulton si person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.
Ndërkohë policia ende po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, duke ngritur postoblloqe në hyrje-daljet kryesore të qytetit të Durrësit.