“Mbështes kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për në NATO”, Meta thirrje qeverisë dhe Kuvendit: Të merren masat për përfundimin sa më parë të procedurave

64
Sigal

Presidenti Ilir Meta në një reagim të fundit shprehet se mbështet fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Meta i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë që të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë.