Asnjë nga familjarët nuk interesohet për të tërhequr nga morgu 71 vjeçarin e vrarë me snajper nga RENEA

298
Sigal

Asnjë nga familjarët nuk e ka tërhequr nga morgu i Elbasanit trupin e pajetë të Lefter Zhidru.

I moshuari mbeti i vrarë nga plumbat e Forcave RENEA një ditë më parë, për shkak se qëlloi me armë në drejtim të tyre.

Pas pesë orësh përpjekje për ta neutralizuar, 71 vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe qëllonte vazhdimisht me armë nga banesa e tij. Përballë kësaj situate, policia e qëlloi për vdekje.

Në banesën e tij dhe atë të fqinje ka gjurmë të shumta të plumbave që e kthyen lagjen për disa orë si një zonë lufte.

Por pas operacionit te RENEA, grupi hetimor gjeti në shtepinë ku qëndroi i ngujuar për pesë ore i moshuari, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatorë gati për shpërthim.