Asnjë borëpastruese/ Banorët në Rrajcë pastrojnë vetë rrugët e bllokuara

182
Sigal

Reshjet e borës kanë shkaktuar problematika në zona të ndryshme të vendit. Në Përrenjas, Rrajcë Sutaj, Rrajcë Skëndërbej 1, Rrajcë Skëndërbej 2, si edhe Gjashtëlish rruga vijon të jetë e bllokuar.

Ndërkohë pavarësisht situatës shqetësuese ende nuk është vënë re një borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin e lëvizjes. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, mungesa e vëmendjes nga autoritetet ka bërë që banorët të angazhohen dhe të pastrojnë vetë rrugët.