13-vjeçarja merr fshehurazi makinën e të ëmës dhe…

174
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pasi një vajzë 13-vjeçare në Kaliforni, mori fshehurazi makinën e të ëmës dhe përplasi për vdekje dy persona.

13-vjeçarja e kishte parkuar makinën në një zonë të qytetit, por ku vuri re prezencën e policisë u largua me shpejtësi.

Policia nuk e dinte se makina që po ndiqte drejtohej nga një vajzë 13-vjeçare, e cila ia kishte marrë fshehurazi makinën të ëmës”, u shpreh për mediat togeri Kevin Toth.

13-vjeçarja humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shkurre, ku dhe po flinin dy burrat që përplasi. Njëri sipas policisë u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri humbi jetë disa orë më vonë në spital.

Vajza dhe shoqja e saj, e cila kjo e fundit kishte qenë pasagjere, u arrestuan dhe iu dorëzuan më vonë prindërve të tyre.