“Askush s’do të paguajë taksa…! ”

962
Evdal NURI 

Bota e ka parë si të domosdoshme nevojën për t’i paguar taksa qeverisë. Taksat janë të domosdoshme e të pashmangshme. Kur na rriten s’na vjen mirë, se s’na i mban edhe xhepi. Edhe qeveria e demokratëve fliste shumë për domosdoshmërinë e pagimit të taksave, por ja që ne s’i paguanim e na vinte mirë. Ajo s’gjeti rrugën për të na i vjelë ato…! Socialistët s’i specialistë na i kanë “ngecur” tek fatura e ujit. Atëherë s’paguanim taksë për banesë, pastrim, arsim. Këta kanë gjetur forma e mënyra, që t’i paguash. Hoqën taksën e biznesit të vogël, tani do ta vendosin prap. Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Financave, rritja për individët do të variojë nga 20- 50% të shumës që paguhet sot! 1-Sa taksa paguajnë Shiqptarët ? Qytetarët shqiptarë kanë paguar rreth 20 taksa. Edhe pse disa nuk paguhen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Tri janë llojet e pagesave fiskale që të gjithë ne bëjmë çdo vit: 

Taksa të përgjithshme (ku futet tatimi mbi fitimin), tatimi mbi të ardhurat personale, e ai mbi pagën. Një pjesë që mbetet, ndahet në taksa kombëtare dhe taksa vendore. Tek ne s’është bërë edukatë që çdo mall që shitet duhet të shoqërohet me faturë tatimore, por jo shërbim. Bisedoja me A.K , një mikun tim që jeton në SHBA. Ishte habitur se, pasi kishte mbushur një dhëmballë, i kishin dhënë kupon tatimor. Mjekësia s’është dyqan. Ajo s’shet mall, por shëron njerëz! Ç’kuptim ka kuponi tatimor këtu? Tani për kuponin tatimor po përdoren “marifete “ të tjera. Një mik i imi kishte marrë 700 lekë peshk. Kuponi lexonte 300 lekë! Tetë vjet në pushtet qeveria demokratike përdori taksën përpjestimore. Kjo taksë merr të njëjtën përqindje fitimi nga të ardhurat, pavarësisht nga niveli i tyre. Ndryshe quhet taksa e sheshtë. Fjala vjen. Një person që merr 10.000 lekë do t’i mbahet 10%, pra 1000 lekë. Dhe ai që merr 100.000 lekë do t’i mbahet 10%, por do paguajë 10.000 lekë. Në dukje kjo taksë duket e drejtë, pasi të gjithë paguajnë të njëjtën përqindje. Por kjo s’ka qenë e drejtë, sipas socialistëve. Niveli i jetesës do të jetë krejt ndryshe, mbase dhe shumat që do t’i mbeten, ndryshojnë nga 9. 000 lekë në 90.000 lekë. Ata e zëvendësuan me taksën progresive. Sipas kësaj takse, ai që ka të ardhura të mëdha do të paguajë më shumë, kurse ai që ka të ardhura të ulta më pak. Në botë përdoren taksa të tjera, si ajo e përfitimit. Taksa për të kaluar një urë apo në autotstradë, do ta pagojnë vetëm shoferët. Shumë vende përdorin taksën mbrojtëse. Qëllimi është për të mbrojtur prodhimin vendas. Tek ne prishen mollët, mandarinat, patatet, qepët, duhani, fasulet e asnjë s’çan kokë! Arsyeja, prodhimet nga jashtë kanë çmim më të lirë. Shumë shtete në botë, këtyre u vendosin taksa më të larta, që t’i japin mundësi mbrojtjes e shitjes së prodhimit vendas. Kjo duhet vendosur dhe tek ne, por kur….? Taksa për cigaret, alkoolin, pijet e ndryshme, quhen të dëmshme ose “taksa të mëkatarëve”. Ato vendosen me qëllimin e mirë, për të pakësuar konsumimin e tyre. Kemi dhe taksa nxitëse. Këto janë të ulta me qëllim për të nxitur prodhimin të caktuara. Për firmat që blejnë makineri të reja ose plehra, qeveria ofron taksa më të ulta. Një larmi taksash përdor bota. Eksperiencat i kemi të gatshme. Merita e ekonomistëve do të jetë, që në përputhje me kushtet social – ekonomike të praktikojnë ato lloj taksash që janë në dobi të shoqërisë. 2-Cilat janë taksat e reja? Sikur të mos mjaftonin këto taksa, shqiptarët përgjatë gjithë vitit 2018 do t’iu dalin nga xhepi i tyre 25 milionë euro si taksa shtesë me paketën e fundit fiskale, ku peshën më të madhe do ta zërë taksa e rritur e pronës. A- Taksat e ndërtesës. Në faturën e dritave do të paguhet, jo vetëm energjia e televizioni, por dhe taksën e pronës. Një pensionist që ka një shtëpi të periudhës komuniste apo një shtëpi të vjetër tiranase do t’i duhet të paguajë për 100 metër katror 5.000 lekë taksë për pronën. Në 2018, qytetarët do të paguajnë 21 milionë euro më shumë taksë prone. Në projektbuxhetin e vitit 2018, Ministria e Financave parashikon që të ardhurat totale nga taksa e pronës të jenë 8.1 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej 54% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti. B- Biznesi i vogël me TVSH nga 1 prilli. Duke filluar nga 1 prilli, ulet pragu i bizneseve që do të përfshihen në skemën e TVSH-së, nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë. C- Akiciza tek cigaret. Për një kategori të veçantë cigaresh, të njohur si cigarillo, nis aplikimi i një niveli të ri akcize. Këto të fundit janë cigare të mbështjella me duhan apo të njohura rëndom si “puro”. D- Taksa për makinat e luksit, taksa e infrastrukturës, ajo e tabelës e të tjera Të gjitha së bashku do t’na varfërojnë më tepër, kur dihet se pagat janë po ato, kurse çmimet rriten Në vitin 2018 vetëm taksa e pronës do të shkojë 21 milionë euro. 3- Mbi kuptimin e dallimin midis taksave e tatimeve. Shumicën e rasteve termat “tatim” dhe “taksë” përdoren me të njëjtin kuptim.. Tatimet paguhen më tepër në bazë të të ardhurave ose fitimeve që realizohen dhe mallrave që konsumohen, kurse taksat paguhen për shërbimet e ndryshme që autoritetet shtetërore u bëjnë qytetarëve të tyre. Taksë është detyrimi që i paguhet si kundërshpërblim një zyre ose institucioni publik për shërbimet. Thënë ndryshe, tatimet paguhen më tepër në bazë të të ardhurave ose fitimeve që realizohen dhe mallrave që konsumohen, kurse taksat paguhen për shërbimet e ndryshme që autoritetet shtetërore u bëjnë qytetarëve të tyre. 
Sigal