Artan Lame paralajmëron arrestime edhe në Kadastrën e Tiranës për mbivendosjen e pronave

192
Sigal

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së mërkurës, ku ka thënë që në Kadastrën e Tiranës do të ndodhë e njëjta gjë me atë që ndodhi në Kadastrën e Durrësit.

I ftuar në një emision, Lame tha se shumë shpejt do të shohim edhe Tiranën si historia e Kadastrës së Durrësit ku pati disa të arrestuar, për tjetërsim të pronës.

Së shpejti do të shohim edhe në Tiranë atë që ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, pasi ka patur mbivendosje të pronës”, deklaroi Lame.

Kujtojmë që në tetor të vitit 2019-të, u arrestuan 18 punonjës mes të cilëve juristë, drejtorë dhe ish-specialistë. Këta punonjës u arrestuan me akuzën e tjetërsimit të sipërfaqeve të tokave,  ku ua kishin shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

Mes të arrestuarve ishin  ish-kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj, ish-drejtoresha e Hipotekës në Durrës, Edlira Nova.

Emrat e të arrestuarve në tetor të vitit 2019-të:

Ardian lIjazaj ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Edlira Nova ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Adrian Kona ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Sulejman Ibrahimi ish-Kryetari i Komunës Ishëm.

Gjon Beshi ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë.

Bledar Zerba ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Malvina Deçka ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Renaldo Pastërma ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Mikel Zaho, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Rovin Meqja, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Dorian Kollaj ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Enver Shima, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë.

Latif Mullai, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë.